September 2026
M T W T F S S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930  
September 6, 2026

Jashari para Juventusit: Dua të tregoj versionin më të mirë të vetes

Mesfushori i Milanit, Ardon Jashari, ka folur për sezonin e ri, trajnerin Ruben Amorim dhe përballjen e rëndësishme ndaj Juventusit.

Në një intervistë ekskluzive për SportMediaset, Jashari ka thënë se ardhja e Amorimit ka sjellë një energji të re në skuadër.

“Që nga dita e parë që u ktheva nga pushimet, ai ka sjellë një energji të re. E ndiejmë si lojtarë se diçka e re dhe ndryshe po ndodh dhe se po shkojmë në drejtimin e duhur”, ka deklaruar Jashari.

Për mesfushorin, sezoni i kaluar nuk ishte ai që kishte shpresuar, ndaj tani synon të tregojë vlerat e tij.

“Sezonin e kaluar nuk pata vërtet mundësinë të tregoja veten. Objektivi im është të bëhem versioni më i mirë i vetes dhe të ndihmoj ekipin me cilësitë e mia”, është shprehur ai.

Jashari ka folur edhe për interesimin e raportuar të Juventusit, duke theksuar se është i përqendruar te Milani.

“Kur situata me trajnerin e ri u bë e qartë, kam folur me të. Dëshira dhe objektivi im i vetëm është të arrij nivelin tim më të lartë në këtë klub. Për pjesën tjetër nuk kam menduar”, ka thënë ai.

Në prag të përballjes Juventus–Milan, Jashari e ka vlerësuar sfidën si një test të rëndësishëm për skuadrën.

“Do të jetë një ndeshje e madhe. Këto janë ndeshje ndryshe, ku ndien tifozët dhe historinë. Duhet të përgatitemi maksimalisht dhe të tregojmë se ku jemi me stilin tonë të lojës”, ka theksuar kosovari.

Jashari ende nuk ka shënuar golin e tij të parë me fanellën e Milanit dhe shpreson që kjo të ndodhë pikërisht në Torino.

“Do të ishte fantastike. Kam pasur një mundësi javën e kaluar, por koha nuk ishte e duhur. Mezi pres të shënoj golin tim të parë dhe do të ishte e mrekullueshme në një ndeshje kaq të rëndësishme”, ka përfunduar Jashari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *