E jashtëzakonshme: Në Serie A nuk ka asnjë italian që ka luajtur në Kupën e Botës

Juventus's goalkeeper Mattia Perin during the Serie A EniLive soccer match between Frosinone and Juventus at the Frosinone Benito Stirpe stadium, Italy - Saturday, August 23, 2026 - Sport Soccer,Image: 1128161885, License: Rights-managed, Restrictions: , Model Release: no , Credit line: Falcone/LaPresse / Shutterstock Editorial / Profimedia

Futbolli italian po përballet me një statistikë të pazakontë. Për herë të parë që regjistrohen të dhëna të tilla, në Serie A nuk ka asnjë futbollist italian aktiv që të ketë marrë pjesë më parë në një Kampionat Botëror.

Kjo statistikë pasqyron edhe krizën e futbollit italian në vitet e fundit. Italia nuk është kualifikuar në tri Botërorët e fundit që nga viti 2018: në Rusi, Katar dhe në turneun e këtij viti në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Futbollisti i fundit italian në Serie A që kishte qenë pjesë e një Botërori ishte portieri Mattia Perin. Ai u transferua pak ditë më parë nga Juventus FC te Palermo FC, që garon në Serie B.

Perin ishte pjesë e Italisë në Botërorin e vitit 2014 në Brazil, ku ishte portieri i tretë.

Pas largimit të tij nga Serie A, liga italiane mbetet pa asnjë lojtar italian që ka luajtur në skenën më të madhe të futbollit botëror.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *