Juventusit i vjen sulmuesi i ri, marrëveshje në sfond me Manchester United për Zirkze
Image: 1100020931, License: Rights-managed, Restrictions: Usage restrictions: Advertising and promotion,Commercial electronic,Consumer goods,Direct mail and brochures,Indoor display,Internal business usage,Personal use, Model Release: no , Credit line: Sportimage, Sportimage Ltd / Alamy / Profimedia
Juventusi është shumë pranë transferimit të sulmuesit holandez të Manchester Unitedit, Joshua Zirkze.
Sipas ekspertit të transferimeve, Gianluca Di Marzio, klubi italian ka dërguar ofertë zyrtare për 25-vjeçarin, në formën e huazimit për një sezon.
Juventusi ka ofruar 2.5 milionë euro për huazimin, ndërsa në marrëveshje është përfshirë edhe opsioni i blerjes së Zirkzes për 30 milionë euro në fund të sezonit.
Manchester Unitedi, ndërkohë, e vlerëson sulmuesin rreth 35 milionë euro, por diferenca mes kërkesës së klubit anglez dhe ofertës së Juventusit nuk konsiderohet e madhe.
Aktualisht, pengesa kryesore është se Manchester Unitedi dëshiron të sigurojë fillimisht një zëvendësim për Zirkzen përpara se t’i japë dritën jeshile largimit të tij.
Një nga emrat e përmendur si alternativë është sulmuesi i Atletico Madridit, Alexander Sørloth. Norvegjezi ishte lidhur më herët edhe me Fiorentinën, por negociatat me klubin italian dështuan pasi Sørloth zgjodhi propozimin e Juventusit.
Nëse palët arrijnë marrëveshje për detajet e fundit, Zirkze pritet ta vazhdojë karrierën në Itali, këtë herë me fanellën e Juventusit.
