August 27, 2026

Drita eliminohet në mënyrë dramatike, Inter D’Escaldes triumfon në penallti

Drita i ka dhënë fund aventurës në Ligën e Konferencës pas një eliminimi dramatik nga Inter D’Escaldes.

Skuadra gjilanase u mposht të enjten mbrëma në Andorrë pas ekzekutimit të penalltive, në ndeshjen e kthimit të plejofit.

Pas 120 minutash lojë, rezultati ishte 0:0, ashtu sikurse nuk pati fitues as në kohën e rregullt dhe vazhdimet. Meqë ndeshja e parë në Prishtinë kishte përfunduar 2:2, fati i kualifikimit u vendos nga pika e bardhë.

Në serinë e penalltive, Inter D’Escaldes ishte më i saktë dhe fitoi 4:2.

Për Dritën realizuan Besnik Krasniqi dhe Raddy Ovouka, ndërsa Kristal Abazaj dhe Igball Jashari dështuan t’i konkretizonin dy penalltitë e fundit.

Te skuadra nga Andorra të saktë ishin Lamine Diaby, Juan Camara, Maurizio Pochettino dhe Faysal Chouaib. Ndërkohë, portieri i Dritës, Faton Maloku, e priti penalltinë e Borja Arellanos.

Maloku ishte një prej më të mirëve te Drita gjatë gjithë ndeshjes, duke bërë disa pritje të rëndësishme dhe duke e mbajtur portën e paprekur në 120 minuta.

Megjithatë, pritjet e tij nuk mjaftuan për ta dërguar Dritën në fazën e ligës.

Kështu, Drita eliminohet nga Liga e Konferencës dhe nuk arrin ta përsërisë suksesin e edicionit të kaluar në garat evropiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *