August 2026
M T W T F S S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31  
August 5, 2026

Kombëtarja U19 e përmbyll grumbullimin treditor me ndeshje kontrolluese

Kombëtarja e Kosovës U19 e ka përmbyllur sot grumbullimin treditor, kryesisht me lojtarë nga kampionati vendor, me zhvillimin e një ndeshjeje kontrolluese, e cila i shërbeu stafit teknik për të vlerësuar nga afër formën dhe potencialin e futbollistëve të grumbulluar.

Ndeshja kontrolluese ishte pjesë e procesit seleksionues dhe përgatitor për ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Evropian, që do të zhvillohen në muajin nëntor në Gllasgou të Skocisë. Gjatë këtij kampi, përzgjedhësi Albert Bunjaku dhe stafi i tij patën mundësinë të testojnë futbollistët në situata reale loje, pas dy ditësh punë intensive në aspektin teknik, taktik dhe fizik.

Ndeshjen nga afër e ndoqën edhe presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, Ismajl Ajeti, Enver Muzliukaj dhe Samir Ujkani, si dhe drejtori i Kombëtares, Muharrem Sahiti.

Ky grumbullim u karakterizua nga përkushtimi i lartë i futbollistëve dhe ritmi i mirë i punës, ndërsa ndeshja kontrolluese ofroi një pasqyrë të qartë për nivelin e lojtarëve dhe alternativat për përzgjedhjen e ekipit përfundimtar, që do të marrë pjesë në ndeshjet kualifikuese.

Kombëtarja U19 do të rikthehet sërish në grumbullim para nisjes së kualifikimeve, ku në Grupin A2 do të përballet me Belgjikën, Skocinë dhe Kazakistanin, në ndeshjet që zhvillohen më 11, 14 dhe 17 nëntor në Skoci.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *