June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 1, 2026

Talenti i Bayern Munichut Erblin Osmani viziton FFK-në dhe ndjek nga afër stërvitjen e Kombëtares

Futbollisti i ri dhe i talentuar kosovar, Erblin Osmani, pjesë e gjigantit gjerman Bayern Munich, ka vizituar sot Federatën e Futbollit të Kosovës.

Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë për pushimet e verës, Osmani u prit në ambientet e FFK-së, ku pati mundësi të njihet nga afër me punën e federatës dhe atmosferën që mbretëron rreth Kombëtares së Kosovës.

Ai më pas ndoqi edhe seancën stërvitore të “Dardanëve” në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke parë nga afër përgatitjet e ekipit kombëtar.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, e vlerësoi vizitën e Osmanit si dëshmi të lidhjes së fortë të talentëve kosovarë që po zhvillohen në futbollin evropian me vendlindjen e tyre.

Erblin Osmani konsiderohet një nga talentët premtues të gjeneratës së re, i cili me punën dhe angazhimin e tij po e përfaqëson me dinjitet emrin e Kosovës në nivele të larta të futbollit ndërkombëtar.

Mbetet të shihet nëse Osmani në të ardhmen do ta veshë fanellën dardane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *