Parduzi debuton me asistim në Bundesliga 2
Mbrojtësi i krahut të majtë i Kosovës U21, Leon Parduzi, ka debutuar me asistim në Bundesliga 2 për Holstein Kielin.
Parduzi 19-vjeçar, i cili i ka tetë paraqitje me U21 të Kosovës, debutoi në kategorinë e dytë të futbollit gjerman të dielën në xhiron e 34-t, përkatësisht të fundit për këtë sezon.
Parduzi luajti nga minuta e 74-t, ndërsa asistoi në golin për 2:1 në minutën e 81-të.
Holstein Kieli e mbylli kampionatin në pozitën e 12-të me 41 pikë, sa ka edhe Dynamo Dresdeni në vendin e 11-të.
Parduzi shumë shpejt pritet që të gjejë hapësira edhe në Kombëtaren A.
