Malisheva konsolidon vendin e tretë, mposht bindshëm Gjilanin

Malisheva ka vazhduar formën e mirë në Superligë, duke regjistruar fitoren e tretë radhazi pas suksesit 3:1 ndaj Gjilanit në kuadër të xhiros së 31-të.

Skuadra vendase e nisi ndeshjen në mënyrë ideale, me Xhemal Ibishin që realizoi që në minutën e dytë, ndërsa Dreni Kryeziu dyfishoi epërsinë në fund të pjesës së parë për rezultatin 2:0.

Në pjesën e dytë, Ibishi shënoi edhe golin e tij të dytë personal për 3:0 në minutën e 65-të, duke vulosur praktikisht fitoren e Malishevës.

Gjilani arriti vetëm ta zbusë rezultatin me një supergol nga kapiteni Armend Thaqi në minutën e 72-të nga goditja e lirë, për rezultatin përfundimtar 3:1.

Me këtë fitore, Malisheva ngjitet në 49 pikë dhe vazhdon të mbajë vendin e tretë, që siguron paraqitjen në kualifikimet e Ligës së Konferencës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *