Disiplinori i FFK-së publikon vendimet
Komisioni Disiplinor dhe i Etikës i shkallës së parë, në përbërje: Metë Çeku –kryetar, Avni Shala dhe Remzi Gashi –anëtarë, në mbledhjen e mbajtur më 28.04.2026, shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 30-të të Albi Mall Superligës, ndeshjeve të xhiros së 30-të të Raiffeisen Ligës së Parë, si dhe të ligave të rangjeve të tjera, edicioni 2025/2026.
Pas shqyrtimit të plotë të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, incizimeve televizive dhe duke iu referuar nenit 33, paragrafi 1, pika 1 të Rregullores disiplinore, mori këto:
VENDIME:
Ekonomi i KF “Prishtina e Re”, Mehmet Gashi. Në min. 88 ofendon rëndë gjyqtarët, për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes Prishtina e Re –Drenica. Bazuar në nenin 15, paragrafi 1, pika C të Rregullores disiplinore: dënohet me 2 (dy) ndeshje kampionale me mosushtrim të detyrës zyrtare, të organizuara nga FFK.
Ndihmëstrajneri i KF “Drenica”, Bekim Xani. Në min. 90+ hedh shishe në fushë, ofendon gjyqtarët, për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes Prishtina e Re –Drenica. Bazuar në nenin 15, paragrafi 1, pika C të Rregullores disiplinore: dënohet me 2 (dy) ndeshje kampionale me mosushtrim të detyrës zyrtare, të organizuara nga FFK.
Drejtori i KF “Malisheva”, Kastriot Kafexholli. Edhe pse nuk ishte në protokolin zyrtar, nga tribunat gjatë ndeshjes disa herë ka ofenduar gjyqtarin e katërt dhe gjyqtarët e tjerë. Ofendimet kanë vazhduar edhe duke hyrë në zhveshtore, si dhe pas përfundimit të ndeshjes. Sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes Dukagjini –Malisheva. Bazuar në nenin 6, paragrafi 1, pika C të Rregullores disiplinore: dënohet me gjobë prej 200 euro. Afati i pagesës është 15 ditë nga dita kur vendimi bëhet i plotfuqishëm.
Personi për siguri i KF “Malisheva”, Ilir Mehmeti. Gjatë ndeshjes ka ofenduar gjyqtarët, si dhe pas përfundimit të ndeshjes, duke hyrë në zhveshtore. Sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes Dukagjini –Malisheva. Bazuar në nenin 6, paragrafi 1, pika C të Rregullores disiplinore: dënohet me gjobë prej 400 euro. Afati i pagesës është 15 ditë nga dita kur vendimi bëhet i plotfuqishëm.
Zyrtari i KF “Rilindja 1974”, Shkëlzen Gashi. Gjatë ndeshjes ofendon disa herë asistentin e parë, po ashtu edhe pas përfundimit të ndeshjes vazhdon me ofendime. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Besa Peja –Rilindja 1974. Bazuar në nenin 6, paragrafi 1, pika C të Rregullores disiplinore: dënohet me gjobë prej 200 euro. Afati i pagesës është 15 ditë nga dita kur vendimi bëhet i plotfuqishëm.
KF “Vëllaznimi”. Lëshim në organizim të ndeshjes. Në min. 68, pas shënimit të golit, si dhe në min. 70, tifozët vendas hedhin në fushë mjete tymuese. Në min. 85 tifozët vendas hedhin dy topa në fushë me qëllim të ndaljes dhe zvarritjes së lojës. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Vëllaznimi –Liria. Bazuar në nenin 6, paragrafi 1, pika C, si dhe nenin 18, paragrafi 2, pikat B dhe C të Rregullores disiplinore: dënohet me gjobë prej 800 euro. Afati i pagesës është 15 ditë nga dita kur vendimi bëhet i plotfuqishëm.
Lojtari i KF “Deçani”, Fitim Kuqi, nr. fanellë 3. Në ndeshjen e xhiros së 28-të të Ligës së Dytë, Deçani –Drini i Bardhë, në min. 19 ndëshkohet me karton të kuq direkt (reagime ndaj gjyqtarit). Bazuar në nenin 15, paragrafi 1, pika E të Rregullores disiplinore: dënohet me 2 (dy) ndeshje moslojë kampionale të organizuara nga FFK.
Drejtori sportiv i KF “Drini i Bardhë”, Bekim Nerjovaj. Në ndeshjen e xhiros së 28-të, Deçani –Drini i Bardhë, në min. 87 ndëshkohet me karton të kuq (ofendime ndaj gjyqtarit). Bazuar në nenin 15, paragrafi 1, pika C të Rregullores disiplinore: dënohet me 2 (dy) ndeshje kampionale me mosushtrim të detyrës zyrtare, të organizuara nga FFK.
Lojtari i KF “Top Football”, Arlind Xhymshiti, nr. fanellë 17. Në ndeshjen e xhiros së 28-të të Ligës së Dytë, Dukagjini –Top Football, në min. 86 ndëshkohet me karton të kuq (goditje ndaj kundërshtarit). Bazuar në nenin 15, paragrafi 1, pika E të Rregullores disiplinore: dënohet me 2 (dy) ndeshje moslojë kampionale të organizuara nga FFK.
Lojtari i KF “KEK-u”, Altin Berisha. Në ndeshjen e xhiros së 25-të të Superligës së kadetëve, Ferizaj –KEK-u, në min. 78 ndëshkohet me karton të kuq (fyerje ndaj gjyqtarit). Bazuar në nenin 15, paragrafi 1, pika E të Rregullores disiplinore: dënohet me 2 (dy) ndeshje moslojë kampionale të organizuara nga FFK.
Lojtarja e KFF “Malisheva”, Rinesa Shala nr fanelle 7. Në ndeshjen e xhiros së 16-të të Superligës së femrave Feronikeli-Malisheva në min 58 ndëshkohet me karton të kuq direkt (Ofendim). Bazuar në nenin 15, paragrafi 1, pika E të Rregullores Disiplinore: dënohet me 2 (dy) ndeshje moslojë kampionale të organizuara nga FFK.
FC “Prishtina”. Lëshim në organizim. Në min. 28, dy shikues kanë kaluar rrethojën e fushës, ku njëri prej tyre ka vrapuar në vijat e jashtme të fushës (prapa portës) dhe më pas kanë kaluar në anën tjetër të tribunave. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Prishtina –Gjilani. Bazuar në nenin 6, paragrafi 1, pika B të Rregullores disiplinore: i shqiptohet masa disiplinore qortim.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur me këto vendime ka të drejtë të ushtrojë ankesë pranë Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë –Komisionit për Ankesa, brenda afatit të paraparë në Kodin e Disiplinës dhe Etikës, nga data e marrjes së këtij vendimi, përkatësisht nga data e publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, 28.04.2026
Komisioni Disiplinor dhe i Etikës –shkalla e parë
Kryetar: Metë Çeku
