Reali zhgënjen, barazon me Gironën në “Bernabeu” dhe humb shpresat për titull
Girona që po lufton për mbetje në elitën spanjolle, ka marrë pikë shumë të vlefshme ndaj Real Madridit në udhëtim.
Dhe me barazimin 1:1 të premten mbrëma në ndeshjen e xhiros së 31-të të La Ligas, Girona duket se përfundimisht “ia ka shuar” shpresat madrilenëve në garën për titull.
Real Madridi me 70 pikë mbetet gjashtë pikë prapa Barcelonës lidere, e cila të shtunën luan ndaj Espanyolit në shtëpi.
Deri në fund të kampionatit kanë mbetur edhe shtatë xhiro për t’u luajtur.
Për Real Madridin shënoi Federico Valverde në minutën e 51-të.
Goli i mesfushorit tjetër, Thomas Lemar, e vendosi sfidën në minutën e 62-të.
Real Madridi është në garë për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Por, në ndeshjen e parë çerekfinale të Championsit në Madrid, u mposht 2:1 nga Bayern Munichu.
