Llapi humb në shtëpi, rrezikon finalen e Kupës së Kosovës

Paraqitja e Llapit në Kupën e Kosovës në futboll mund të marrë fund në gjysmëfinale pas humbjes nga Ferizaj me rezultat 2:1.

Ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës në furboll ndërmjet Llapit dhe Ferizajt u zhvillua të mërkurën në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Ferizaj kaloi në epërsi 1:0 në minutën e 14-të me autogol të sulmuesit Muhamet Hyseni. Sulmuesi Hyseni shënoi autogol me kokë në tentim për ta larguar topin nga zona.

Për 2:0 realizoi Kushtrim Shabani në minutën e 87-të.

Llapi nëpërmjet mesfushorit Besar Musolli shënoi golin për 2:1 në minutën e 94-t.

Ndeshja kthyese luhet më 22 prill në Ferizaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *