Fenerbahçe fiton në frymën e fundit ndaj Besiktasit
Futbollisti i Fenerbahçes, Kerem Akturkoglu, ishte i saktë nga penalltia e fituar në minutat shtesë të ndeshjes derbi të Stambollit kundër Beshiktashit. Penalltia u akordua pas rishikimit të VAR-it.
Akturkoglu realizoi në minutën e 100-të golin që ia siguroi fitoren 1:0 Fenerit kundër Beshiktashit, në ndeshjen derbi të xhiros së 28-të të Superligës së Turqisë, që u zhvillua të dielën.
Në minutën e 64-t nga fusha u largua Kristjan Asllani dhe në vend të tij hyri Milot Rashica. Të dy futbollistët shqiptarë patën rastin të luajnë për Beshiktashin në derbin e Stambollit kundër Fenerbahçes.
Me fitore Feneri i afrohet në vetëm një pikë Galatasarayt në luftën për titull. Por liderja Galata ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
63 pikë i ka edhe Trabzonspori në vendin e tretë, kurse Beshiktashi mbetet në pozitën e katërt me 52 pikë.
