Laporta: Dyert e Barcelonës janë gjithmonë të hapura për Messin
Presidenti i FC Barcelona, Joan Laporta, pas rizgjedhjes së tij me një mbështetje të fuqishme prej 68% të votave, ka folur edhe për të ardhmen e legjendës argjentinase Lionel Messi.
Në një intervistë për TV3, Laporta theksoi se lidhja e Messit me klubin katalanas mbetet e veçantë dhe se ai do të jetë gjithmonë i mirëpritur në “Camp Nou”.
“Leo do të jetë i lidhur me Barcelonën në çfarëdo forme që ai zgjedh. Dyert e Barçës janë gjithmonë të hapura për të, nëse dëshiron të vazhdojë të forcojë dhe ndërtojë madhështinë e këtij institucioni”, deklaroi Laporta.
Messi, i konsideruar nga shumëkush si lojtari më i madh në historinë e klubit, mbetet një figurë ikonike për tifozët e Barcelonës.
