Ky gol spektakolar ia prishë festën ‘Djajve të Kuq’ | Mbyllet me barazim ndeshja Crystal – United

Skuadra e Manchester Unitedi ka barazuar 1 me 1 si mysafir i Crystal Palace në ndeshjen e vlefshme në Premier League.
’Djajtë e Kuq’ ishin duke fituar deri në minutat e fundit të ndeshjes me golin e mesfushorit portugez, Bruno Fernandes.
Por në minutën shtesë (91+), skuadra vendase fitoi një gjuajte nga faulli. Përsipër e mori lojtari 21-vjeçar, Michael Olise – që realizoi një gol spektakolar për ta barazuar rezultatin në fund.
Me këtë barazim, Manchester Unitedi shkon në kuotën e 39 pikëve në pozitën e tretë, aq ka edhe vendi i dytë (Manchester City). Kurse Crystal Palace në vendin e 12-të me 23 pikë.