June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 3, 2026

Muriqi shënon golin e 10-të sezonal, por Mallorca mposhtet nga Girona

Vedat Muriqi e ka nisur vitin 2026 me gol, duke realizuar shënimin e tij të dhjetë në këtë edicion të La Ligës, megjithatë goli i sulmuesit kosovar nuk mjaftoi që Mallorca të shmangte humbjen.

Të dielën mbrëma, skuadra nga ishulli u mposht 2:1 në shtëpi nga Girona, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 18-të të kampionatit spanjoll. Mallorca vinte në këtë takim pa humbje në katër ndeshjet e fundit, por seria pozitive u ndal nga mysafirët.

Girona kaloi në epërsi në minutën e 25-të me golin e Viktor Tsygankov. Epërsia u dyfishua në minutën e 63-të, kur Vladyslav Vanat realizoi saktë nga pika e bardhë.

Në minutat shtesë, Vedat Muriqi u tregua vendimtar. Ai fitoi penallti në fund të ndeshjes dhe e shndërroi vetë në gol në minutën e 91-të, duke ngushtuar rezultatin në 2:1. Pavarësisht përpjekjeve të fundit, Mallorca nuk arriti ta shmangë humbjen.

Muriqi e kompletoi ndeshjen dhe tani numëron 10 gola në këtë sezon, duke konfirmuar formën e tij të mirë individuale.

Pas kësaj humbjeje, Mallorca mbetet në zonën e rrezikshme të tabelës, në vendin e 15-të me 18 pikë, po aq sa ka edhe Girona, e cila renditet e 16-ta në La Liga.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *