April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 18, 2026

Juventusi merr fitore të madhe në “Renato Dall’Ara” ndaj Bolognas

Juventusi ka regjistruar një fitore tepër të rëndësishme si mysafir në kuadër të javës së 15-të të Serie A, duke mposhtur Bolognën me rezultat minimal 1-0.

“Zonja e Vjetër” u paraqit e organizuar dhe solide në një ndeshje të vështirë në “Dall’Ara”, ku rasti i parë serioz u takoi vendasve me Orsolinin, por Michele Di Gregorio reagoi shkëlqyeshëm. 

Juventusi pati disa momente të rrezikshme në pjesën e parë, madje shënoi edhe me Jonathan David, por goli u anulua pas ndërhyrjes së VAR-it për pozicion jashtë loje

Vetëm pak minuta më vonë, Bologna mbeti me një lojtar më pak pas kartonit të kuq të Torbjorn Lysaker Heggem, gjë që ia vështirësoi edhe më shumë përpjekjet për barazim. 

Në minutat e mbetura, Juventusi menaxhoi me maturi epërsinë, duke mos lejuar rrezik serioz para portës së tij dhe duke siguruar tri pikë shumë të vlefshme në garën për pozitat evropiane.

Juventusi me fitore ngjitet në vendin e pestë të renditjes me 26 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *