April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 17, 2026

Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 10-të, luhet në Gjilan dhe Podujevë

Albi Mall Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshjet e fundit të xhiros së 10-të.

Do të luhet në Gjilan dhe Podujevë, me katër skuadra që zbresin në fushë për të vetmin qëllim, fitoren.

Kampioni në fuqi i Kosovës, Drita para adhuruesve të vet pret Ferizajn, ku objektivi është i qartë, të vazhdohet me fitore.

Nga ana tjetër mysafirët kërkojnë të shkaktojnë befasi ndaj Dritës.

Sfidë shumë interesante pritet të jetë edhe ajo në Zahir Pajaziti, ku Llapi takohet me Drenicën.

Vendasit kërkojnë të rikthehen te fitoret, derisa mysafirët nga Skenderaj t’i japin fund serisë prej tre humbjeve radhazi.

Të dyja sfidat e ditës së sotme zhvillohen nga ora 13:00. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *