February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 15, 2026

Kosova në mision të rëndësishëm ndaj Turqisë – hyrja falas për tifozët në “Fadil Vokrri”

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave do të zbresë sot në fushë për një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij edicioni në Ligën e Kombeve. “Dardanet” do të përballen me Turqinë në ndeshjen e parë të fazës “play-off”, që do të zhvillohet në orën 17:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kjo përballje ka peshë të madhe për vajzat tona, pasi në dy ndeshjet e kësaj faze do të vendoset se cila kombëtare do të sigurojë pjesëmarrjen në Ligën B për edicionin e ardhshëm të garës.

Përzgjedhësi i Kosovës, Sami Sermaxhaj, vlerëson se skuadra e tij është përgatitur mirë dhe është gati të japë maksimumin përballë një kundërshtari cilësor si Turqia.

“Kemi punuar me përkushtim të madh gjatë përgatitjeve dhe kemi analizuar në detaje lojën e kundërshtarit. Objektivi ynë është të jemi aktivë në çdo fazë të ndeshjes – të krijojmë raste, të jemi të rrezikshëm në sulm dhe të shfaqim kompaktësi në mbrojtje. E dimë që na pret një ndeshje e vështirë, por besoj në vajzat tona dhe në energjinë që do të na japë publiku”, u shpreh Sermaxhaj.

Në këtë duel, Kosova synon të shfrytëzojë përparësinë e fushës dhe përkrahjen e tifozëve, të cilët pritet të jenë një faktor shtesë në kërkim të rezultatit pozitiv.

Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se hyrja në stadium do të jetë falas për të gjithë tifozët, në mënyrë që tribuna të mbushet dhe vajzat dardane të kenë mbështetje sa më të madhe në këtë sfidë vendimtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *