February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 13, 2026

Drita ndalet me barazim ndaj Omonias, por vazhdon e pamposhtur në Ligën e Konferencës

Kampionia e Kosovës, Drita e Gjilanit, e ka fituar pikën e dytë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës të UEFA-s, pas barazimit 1:1 ndaj skuadrës qipriote Omonia, në ndeshjen e zhvilluar të enjten mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Dritës iu deshën vetëm 12 minuta për të gjetur golin e epërsisë. Pas një aksioni të bukur nga krahu i djathtë, Besnik Krasniqi harkoi saktë në zonë, ku Arb Manaj reagoi me kohë dhe shënoi me kokë për 1:0.

Skuadra e trajnerit Arbnor Morina zhvilloi një pjesë të parë të disiplinuar dhe me shumë përqendrim, por në minutën e fundit të saj pësoi golin e barazimit. Pas një goditjeje nga këndi, mbrojtësi grek Giannis Masouras u gjend më i vëmendshëm në zonë dhe barazoi shifrat në 1:1.

Në pjesën e dytë, loja u hap edhe më shumë. Drita krijoi disa raste të mira, përfshirë tentimin e rrezikshëm të Besnik Krasniqit, ndërsa edhe Omonia kërkoi fitoren, por pa sukses.

Ky ishte barazimi i dytë radhazi për Dritën në këtë garë, pasi në ndeshjen e parë kishte nxjerrë rezultat identik 1:1 në udhëtim kundër KuPS-it në Finlandë.

Pas dy xhirove, Drita mbetet e pamposhtur dhe me dy pikë, duke dëshmuar se përfaqëson denjësisht futbollin e Kosovës në arenën evropiane.

Ndeshjen e radhës, gjilanasit do ta zhvillojnë më 6 nëntor në Irlandë, kundër Shelbourne.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *