July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 4, 2024

Eroll Salihu që nga korriku i vitit të kaluar nuk është pjesë e Komitetit Ligjor të UEFA-s

1 min read

Ish-sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu së fundi në një emision televiziv kishte pohuar dëshirën e tij për t’u bërë kryetar i këtij institucioni. Gjatë emisionit ai theksoi se mbante ende detyrën e anëtarit në Komitetit Ligjor të UEFA-së. Por Albanian News merr vesh se mandati i tij në këtë komision ka përfunduar para kohe.

“Eroll Salihu kishte deklaruar diçka të pavërtetë, pasi që nga korriku i vitit të kaluar (2022), Salihu e di mirë që nuk është më pjesë e atij komiteti”, thotë burimi i Albanian News.

I njëjti burim thekson se vendin, të cilin e mbante Salihu tanimë e ka zënë Taulant Hodaj. Ky i fundit e ushtron detyrën e sekretarit të përgjithshëm në FFK, që nga largimi i Salihut.

Më posht gjeni dokumentin e siguruar për vërtetësinë e këtij informacioni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *