February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 15, 2026

Nuk ka asnjë mundësi që Ronaldo të kthehet në Real

Cristiano Ronaldo nuk do të kthehet në Real Madrid, raporton “AS”. Ronaldo ndërpreu kontratën e tij me Manchester United javën e kaluar dhe tani është lojtar i lirë në kërkim të një klubi të ri.

“’Rikthimi i Ronaldos nuk është në rendin e ditës, klubi nuk mendon fare për këtë temë’. Reali na siguron se duhet të shijojmë kujtimet e periudhës së Ronaldos dhe se ardhja e tij nuk do të kishte kuptim në një projekt sportiv”, shkruan “AS”, duke u thirr në burime brenda klubi madrilen

Ronaldo ka qenë i lidhur me Realin, klubin për të cilin luajti nga viti 2009 deri në vitin 2018 dhe shënoi 450 gola, pasi Karim Benzema u lëndua, por sulmuesi francez duhet të jetë i gatshëm për gjysmën e dytë të sezonit. Ronaldo mund të vazhdojë karrierën e tij në Newcastle, derisa interes serioz po tregon edhe Inter Miami.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *