April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 18, 2026

Tudor tregon nëse Zhegrova do të luajë kundër Milanit

Trajneri i Juventusit, Igor Tudor, ka vendosur që Edon Zhegrova të mos jetë në formacionin startues as për ndeshjen e sontme kundër Milanit.

Në konferencën për shtyp para takimit, Tudor konfirmoi se vendin në sulm do ta marrë Francesco Conceição, duke sqaruar edhe arsyet e këtij vendimi.

“Conceição do të jetë titullar në ofensivë, sepse është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Zhegrova po punon mirë dhe jemi të kënaqur me angazhimin e tij. Natyrisht, ai ende po kalon disa vështirësi, por jemi duke punuar që t’i tejkalojë ato”, u shpreh Tudor.

“Ai ka qenë për një periudhë të gjatë jashtë fushave, gati një vit, por jemi të bindur se do të na ndihmojë shumë në vijim”, përfundoi trajneri i bardhezinjve.

Sipas JuventusNews24, zgjedhja për të mos e nisur lojën me Zhegrovën nga minuta e parë kundër Milanit është më tepër zgjidhje strategjike. Tudor po përpiqet të menaxhojë minutazhin e tij për t’u rikthyer me fuqi të plotë. Ideja është që Zhegrova të hyjë në lojë gjatë pjesës së dytë — si një lojtar që mund të ndryshojë ritmin dhe t’i sjellë “shuplakë” ekipit kundërshtar kur ai të lodhet.

Shumë media italiane theksojnë që problemi kryesor që ndikon në vendimin e Tudor është gjendja fizike e Zhegrovës. Ai nuk ka pasur mundësi të luajë rregullisht për një periudhë të gjatë dhe nuk ka akoma “90 minuta në këmbë” sipas standardeve që kërkon klubi.

Juventusi do ta luajë sonte në orën 20:45 derbin me Milanin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *