April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 22, 2026

Ademi: Liga e Kosovës jo rastësisht më e ranguar se ligat e regjionit

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është i lumtur me mënyrën si Liga e Kosovës ka vend të rëndësishëm në renditjen e UEFA-s, atë mbi ligat fqinje.

Ademi premtoi se brenda një kohe të shkurtër nëpër stadiumet tona do të ketë reflektorë, në mënyrë që ndeshjet e elitës të zhvillohen në mbrëmje.

“Jo rastësisht liga e Kosovës është më e ranguar në listën e UEFA-s në regjion. Për kaq vite me tejkalu pothuajse të gjithë regjionin, është gogja punë e madhe. Jo rastësisht i kemi katër ekipe në Evropë, në një ligë me 10 ekipe që 40 për qind me dalë ne Evropë nuk është punë e vogël”.

“Ke liga që janë me qindra vite e shkojnë 6 ekipe, e ti brenda 9 viteve je me katër ekipe, është falënderim për mua drejt UEFA-s dhe ekipeve që e mbajnë këtë koeficient. Unë konsideroj pa modesti se Liga e Parë e jonë është pothuajse e barabartë me disa liga kryesore që i kanë fqinjtë tanë. Nëse i sheh pagat e lojtarëve, atëherë e sheh se liga është shumë mirë”.

“Dua t’i rregulloj stadiumet e qyteteve nëse Qeveria dhe Komuna marrin pjesë, atëherë ish kanë më mirë, që tifozët t’i kenë tribunat në rregull. Dua që t’i kemi reflektorët në mënyrë që ndeshjet e Superligës të luhen në mbrëmje, siç luan e tërë Evropa, ku mundësohet më shumë shikueshmëri dhe kushte më të mira”./Rekordi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *