June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 3, 2026

E enjtja sjell gjashtë përballje në Ligën e Kampionëve, vëmendja te dy super-ndeshje

Sot (e enjte) janë në program për t’u zhvilluar gjashtë ndeshjet e fundit të xhiros së parë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve për edicionin 2025/26.

Pas emocioneve të se martës dhe mërkurës mbrëma, xhiro e parë e fazës së ligës sjell emocione edhe gjatë ditës së enjte. 

Gjashtë janë ndeshjet që do të zhvillohen edhe gjatë ditës së sotme, në dy oraret e njëjta, nga ora 18:45 dy ndeshje dhe katër tjera nga ora 21:00.

Ndeshja më interesante e mbrëmjes llogaritet të jetë ajo në mes të Manchester Cityt dhe Napolit në Etihad.

Megjithatë, për shumë kë ndeshje e zjarrtë do të jetë ajo mes Newcastle United dhe Barcelona, e cila pritet të luhet në St James Park. 

Nga ora 21:00, dy përballjet tjera janë ato mes Eintracht Frankfurt-Galatasaray dhe Sporting Lisbona-Kairat Almaty. 

Dy ndeshjet e orës 18:45 janë programuar të jenë ato mes Club Brugge-Monaco dhe Copenhagen-Bayer Leverkusen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *