June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 3, 2026

Presidenti Ademi uron Ballkanin: Ky është një tjetër hap i madh drejt ëndrrës për një tjetër fazë grupesh

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi e ka uruar Ballkanin për kualifikimin në rundin e tretë të Ligës së Konferencës, derisa ka vlerësuar se Prishtina ishte e pafat në këtë mbrëmje.

Skuadra portokallezi eliminoi Florianën e Maltës, me rezultat të përgjithshëm prej 5-2, derisa Prishtina u eliminua pas penalltive nga Larne e Irlandës së Veriut, 5:4, pasi ndeshja në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve u mbyll 1:1.

I pari i futbollit tonë përmes llogarisë së tij në Facebook, ka thënë se Ballkani po dëshmon se ka siguruar stabilitet për garat evropiane.

Postimi i Ademit:

Urime FC Ballkani kualifikimi në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës!

Portokallezinjtë nga Suhareka vazhdojnë me suksese në arenën evropiane. Pas fitores 4:2 në ndeshjen e parë dhe barazimit 1:1 në udhëtim ndaj FC Floriana në Maltë, FC Ballkani siguron kualifikimin në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës, duke dëshmuar edhe një herë se tashmë ka krijuar stabilitet në garat e futbollin evropian.

Ky është një tjetër hap i madh drejt ëndrrës për një tjetër fazë grupesh, që tashmë nuk është më utopi, por një objektiv real për këtë skuadër me karakter, cilësi dhe përvojë!

Urime për lojtarët, stafin teknik, drejtuesit e klubit dhe tifozët e Ballkanit, që janë gjithmonë pranë skuadrës.

Suksese edhe në rrethin e ardhshëm në sfidën e vështirë kundër skuadrës irlandeze, Shamrock Rovers

Ju priftë e mbara, Kosova është krenare me ju!

Ndërkohë, FC Prishtina ishte e pafat, duke u eliminuar në penallti nga FC Larne në “Fadil Vokrri”, 5:4, pasi ndeshja në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve u mbyll 1:1.

Urojmë që Prishtina në të ardhmen të ketë më shumë fat e më shumë suksese në garat evropiane!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *