April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 19, 2026

Tri transferimet e mëdha që Newcastle synon me paratë nga shitja e Isak

Newcastle United ka përgatitur një plan të guximshëm nëse ndodh largimi i Alexander Isak. Klubi është i hapur për ta shitur sulmuesin suedez te Liverpooli për rreth 175 milionë euro.

Kjo shumë pritet të përdoret për të forcuar të gjitha repartet dhe për të ndërtuar një skuadër më konkurruese për garat evropiane.

Zëvendësimi i parë në listë është Benjamin Sesko i RB Leipzig.

Sulmuesi 22-vjeçar i ka shkëlqyer në Bundesligë dhe Newcastle është gati të investojë 80 milionë euro për ta sjellë në “St. James’ Park”.

Në mesfushë, objektivi kryesor është Nicolo Barella.

Mesfushori i Interit do të shtonte teknikë, përvojë dhe intensitet pranë Bruno Guimaraes dhe Sandro Tonalit.

Në mbrojtje, klubi synon transferimin e Piero Hincapie nga Bayer Leverkusen.

Qendërmbrojtësi 23-vjeçar vlerësohet për siguri dhe fleksibilitet, ndërsa çmimi i tij mendohet të jetë rreth 40 milionë euro.

Newcastle po ndërton një projekt afatgjatë me lojtarë të rinj dhe me potencial të madh.

Nëse realizohet shitja e Isakut, Sesko, Barella dhe Hincapie mund të sjellin ekuilibër, freski dhe ambicie të re në rrugën drejt elitës evropiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *