April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 23, 2026

Ademi uron Kurban Bajramin

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi e ka uruar komunitetin e futbollit dhe të gjithë qytetarët e besimit islam për festën e Kurban Bajramit.

Mesazhi i plotë i Ademit:

Të nderuar qytetarë të besimit islam të Republikës së Kosovës dhe bashkatdhetarë, i nderuar komunitet i futbollit;

Në emrin tim personal dhe të Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës, ju uroj nga zemra festën e Kurban Bajramit juve dhe familjeve tuaja. Uroj që kjo festë t’ju gjejë pranë më të dashurve tuaj, me shëndet të plotë, paqe dhe begati.

Kurban Bajrami na kujton vlerat më të larta të solidaritetit, mirëkuptimit dhe humanizmit, duke na nxitur të jemi pranë njëri-tjetrit, sidomos pranë atyre që kanë më së shumti nevojë.

Kjo festë është edhe një frymëzim për punë të ndershme dhe të përbashkët në të mirë të zhvillimit të mëtejshëm të vendit tonë.

Zoti ju dhashtë mirësi, harmoni dhe mbarësi në familjet tuaja!

Urime Kurban Bajrami!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *