May 2025
M T W T F S S
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031  
May 15, 2025

Orari i xhiros së 35-të në Albi Mall Superligë, të gjitha ndeshjet zhvillohen të shtunën

Edicioni 2024/25 në Albi Mall Superligë po i vije fundi dhe deri në përfundim do të luhen edhe dy xhiro.

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), ka publikuar edhe orarin e xhiros së 35-të ku të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në të njëjtën kohë.

Dita e shtunë pritet të jetë spektakolare në futbollin kosovar, pasi pesë duelet e Superligës zhvillohen me fillim nga ora 16:00.

Vëmendja do të jetë në derbin e Gjilanit, ku Gjilani është nikoqir i Dritës.

Por sfida shumë interesante padyshim që do të zhvillohen edhe në Suharekë dhe Malishevë. Ballkani pret Llapin që kërkon vetëm fitoren, derisa Malisheva përballet me Suharekën.

Skuadra tanimë e rënë nga Superliga, Feronikeli ’74 do të pres Prishtinën në Drenas, derisa Dukagjini dhe Ferizaj përballen në stadiumin ’16 qershori’ në Klinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *