February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 13, 2026

Etnik Bruti pranoi ftesën e Shqipërisë, opinionisti Alban Lumi reagon ashpër: Nuk shitet Kosova për interes personal!

Kapiteni i Kosovës U21, Etnik Bruti, ka vendosur të pranojë ftesën e Shqipërisë, duke braktisur Kombëtaren e Kosovës. Ky vendim ka shkaktuar reagime të ashpra në opinionin sportiv në Kosovë, ndërsa gazetari dhe opinionisti sportiv Alban Lumi e ka cilësuar këtë si një tjetër “vjedhje” nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Në një reagim të tij, Lumi akuzon presidentin e FSHF-së, Armand Duka, dhe drejtuesit e Federatës Shqiptare për mungesë strategjie në zhvillimin e talenteve dhe për rrugën e lehtë që kanë zgjedhur – marrjen e lojtarëve të rritur dhe formuar në Kosovë.

Reagimi i plotë i Lumit:

Nuk shitet Kosova për interes personal o djem

‘Vjedhja’ e radhës nga Armand Duka me kompani duket të jetë kapiteni i Kosovës për U21, Etnik Bruti!

Mesfushori, të cilin Kosova i besoi, e bëri edhe lider, për interes të ngusht personal po pranon ta tradhëtoi vetë Kosovën!

Kosova atij i dha gjithçka, por kur mungon dashnia e sinqeriteti ndaj shtetit, njeriu nuk e do as baben e vet!!!

Federata e Shqipërisë duket se nuk ka strategji për punën me talentë por strategji të vetme po e tregon vjedhjen e futbollistëve të rritur e zhvilluar në Kosovë!

Kosova ia doli edhe pa disa futbollist që për një pasaport më të fuqishme ta ndrrojnë shtetin sa qel e mbyll sytë, e do t’ia del edhe pa Brutin!

Tani me liberalizimin e vizave, Kosova ka përfituar por me këtë pasaportë nuk ia dalin të futen në futbollin rus, e besa me pasaportë të Shqipërisë edhe në Itali e ka shumë më lehtë!

Por ku mbetën investimet e Kosovës, puna e selektorit Toverlani, ‘Dardanët’…, o djem nuk tradhëtohet vendi për interes…!

Nuk është problem një futbollist por problem është fenomeni, mos po shndërrohen në normalitet veprimet e tilla…Por këtë herë ishte shoqëria kosovare që reagoi fuqishëm duke e dënuar veprimin për të mos e lejuar që ato të shihen normale kur veç normale nuk janë…!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *