Amorim: Europa League është e rëndësishme, por Manchester United synon më shumë

Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, ka theksuar rëndësinë e fitimit të Ligës së Evropës, por ka bërë të qartë se ambiciet e klubit shtrihen përtej këtij trofeu. Pas eliminimit nga FA Cup, Liga e Evropës mbetet mundësia e vetme për trofe këtë sezon, por Amorim shprehet se klubi po synon suksese më të mëdha në të ardhmen.

“Liga e Evropës është një kompeticion i rëndësishëm, jo vetëm për trofeun, por edhe për mundësinë e kualifikimit në Ligën e Kampionëve,” tha Amorim. “Megjithatë, në Manchester United, ne kemi synime më të larta. Ne po ndërtojmë diçka më të madhe se një trofe të vetëm”, tha ai.

Amorim e di që këto fjalë mund të duken të çuditshme në një moment kur klubi po lufton për të fituar një trofe, por ai beson se është e rëndësishme të fokusohesh në ndërtimin e një ekipi të fortë për të ardhmen.

“E kuptoj që mund të tingëllojë e pazakontë, por është thelbësore të kuptojmë se po punojmë për të arritur diçka më të madhe këtu, sesa thjesht fitimi i një kupe,” shtoi trajneri portugez.

Manchester United do të përballet sonte me Real Sociedad në ndeshjen e parë të fazës së 1/8-s së Ligës së Evropës të enjten në orën 18:45. Ndeshja e kthimit do të luhet në Manchester shtatë ditë më vonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *