Faruk Statovci dënohet nga Disiplinori i FFK-së

Trajneri karizmatik i KF Rilindja 1974, Faruk Statovci është dënuar nga Komisioni Disiplinor dhe Etikës i shkallës së parë të FFK-së për shkak të sjelljeve të pahijshme në ndeshjen Rilindja 1974 – Istogu. “Pas përfundimit të pjesës së parë duke shkuar në zhveshtore filloi me fyrje, akuza dhe ofendime në drejtim të gjyqtarëve deri në zhveshtore, mirëpo nuk mbaroi me kaq sepse pas përfundimit të ndeshjes, kryetrajneri i KF “Rilindja 1974”, Faruk Statovci përsëri vazhdoi me fyrje, akuza dhe ofendime ndaj gjyqtarëve mirëpo falë intrevenimit të policisë u evitua më e keqja. Sipas raportit të personave zyrtar në ndeshjen Rilindja 1974 –Istogu. Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika C i Rregullores disiplinore;
Dënohet me 2 (dy ) ndeshje mos ushtrim të detyrës zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK”, thuhet në vendimin e Komisionit Disiplinor dhe të Etikës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *