Ballkani – Feronikeli 74 regjistrohet me rezultat zyrtar

Komisioni i Garave i FFK-së e ka aprovuar ankesën e FC Ballkanit lidhur me ndeshjen e javës së 21-të, Ballkani-Feronikeli 74, e mbyllur me rezultat të barabartë 1:1. Kësisoj, kjo ndeshje është regjistruar me rezultat 3:0, në dobi të klubit portokallezi. Ballkani është ankuar se lojtari i Feronikelit 74, Lavdim Zumberi është paraqitur pa të drejtë loje dhe pas verifikimit nga ana e komisionit është konstatuar se i njëjti nuk ka qenë i regjistruar në sistemin TMS si futbollist i Feronikelit, por i skuadrës zvicerane Baden. Pas kësaj fitoreje në tavolinë Ballkani ngjitet në kuotën e 39 pikëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *