FFK e bëri me kohë harmonizimin e statutit me Ligjin e ri të Sportit, dikush “qëllimisht” po i mbyll sytë në MKRS

Gjatë ditës së sotme në media është raportuar se Federata e Futbollit të Kosovës nuk do të përfitojë mjete financiare nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nga Ligji i Sponzorizimit.

Raportohet se FFK-ja nuk i ka respektuar afatet kohore të MKRS-së për harmonizimin e akteve të saj normative me Ligjin për Sportin.Por në videot e shkëputura nga mbledhja e Kuvendit të fundit të FFK-së, i mbajtur me 5 shkurt, shihet se delegatët e pranishëm kanë votuar pro harmonizimit të statutit me ligjin e ri të sportit.Sipas raportimeve të mediave, MKRS i ka bërë thirrje FFK-së dhe federatave të tjera sportive të përfundojnë këtë proces brenda afateve kohore, sepse në të kundërtën përgjegjësia për pezullimin e sistemit të financimit të sportit/federatës do të jetë mbi ata./Ballkani.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *