Top Tema Vendor Presidenti Ademi takoi krerët e LRF-ve dhe të shoqatave 1 year ago futbolliinfo Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka takuar sot në takime të veçanta kryetarët e shtatë Lidhjeve Rajonale të Futbollit, si dhe drejtuesit e shoqatave të trajnerëve, të gjyqtarëve, të futbollit të femrave dhe të futsallit.Në këto takime, presidenti Ademi përgëzoi drejtuesit e LRF-ve për finalizimin e procesit zgjedhor në mënyrë të rregullt dhe demokratik, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit në zhvillimin e mëtejmë të futbollit kosovar. Ai u bëri thirrje atyre për angazhim maksimal në procesin e reformave të mëtutjeshme, në digjitalizimin e administratës dhe në përmirësimin e infrastrukturës sportive në çdo cep të vendit.Gjatë këtyre takimeve u trajtuan tema të ndryshme që lidhen me organizimin dhe funksionimin sa më të mirë të futbollit në të gjitha nivelet. Presidenti Ademi ritheksoi mbështetjen e FFK-së për të gjitha shoqatat dhe Lidhjet Rajonale, teksa vuri në pah rëndësinë e punës së përbashkët në ngritjen e cilësisë së garave dhe progresit të mëtejmë të futbollit në vendin tonë. Post navigation Previous Dita e ndeshjes: Kosova nikoqire e Francës për duelin e rëndësishëm në futsallNext Shevchenko i zhgënjyer: Milani nuk ka vazhdimësi, mungon lideri