Ja si turpërohet Mbappe nga tifozët e Argjentinës në NBA (Video)

Nuk ka paqe për Kylian Mbappé. Humbja në finalen e Kupës së Botës kundër Argjentinës ende djeg dhe disa tifozë të Albiceleste-s e kanë parë të arsyeshme të vënë gishtin në plagë.
I apasionuar pas basketbollit, Mbappé ndoqi ndeshjen e NBA mes Brooklyn Nets dhe San Antonio Spurs në ‘Barclays Center’ në Nju Jork së bashku me shokun e skuadrës Achraf Hakimi. Një mbrëmje argëtuese që pa njujorkezët të fitojnë 139-103 falë paraqitjeve të shkëlqyera të dyshes yjore Durant-Irving.
Mbrëmja argëtuese jashtë Europës u kthye në një makth për Mbappé, i cili gjatë ndeshjes u vu në shënjestër të një grupi të madh tifozësh argjentinas, të cilët kënduan pa pushim këngën e famshme ‘Muchachos’, kolona zanore e njohur e kampionëve argjentinas në Kupën e Botës në Katar.
Një kujtim i dhimbshëm për asin francez, i cili pak kohë më parë deklaroi se nuk do ta përtypë kurrë humbjen ndaj Messit dhe shokëve të tij për mënyrën se si erdhi.