Roma interesohet për yllin e Interit

Roma dëshiron të përforcohet në afatin kalimtar të janarit.

“Giallorosët”, kanë hedhur sytë te kampionët aktual, Interi ku po interesohet për mesfushorin italian, Davide Frattesi.

Frattesi, shihet si zëvëdësues i Lorenzo Pellegrinit, i cili po lidhet gjithnjë e më shumë me një largim nga Roma.

Inter, nuk dëshiron ta shesë italianin në këtë afat kalimtar, mirëpo do ta lironte atë për rreth 40-45 milionë euro.

Frattesi, këtë sezon ka bërë 23 paraqitje ku ka shënuar 3 gola dhe ka bërë 1 asist në të gjitha garat për Interin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *