Juventusi interesohet për Araujon

Juventusi dëshiron të përforcohet në këtë afat kalimtar të janarit.
Gjigandi italian, ka hedhur sytë nga Spanja ku po interesohet për mbrojtësin uruguajan, Ronald Araujo.
Siç raporton “Sport”-i, Juventus dëshiron të marrë uruguajin në formë huazimi me detyrim blerje.
“Bianconerët” po kërkojnë mbulim pas dëmtimeve afatgjatë të Bremeri dhe Juan Cabali, ndërsa Danilo gjithashtu mund të lirohet këtë muaj përpara skadimit të kontratës së tij në verë.
Araujo, ka kontratë me Barcelonën deri në qershor të vitit 2026.
Uruguajani, ka bërë vetëm një paraqitje, atë në Kupën e Mbretit pasi që ka qenë i lënduar gjatë pjesës së parë të këtij sezoni.