I pandalshëm, Anis Mehmeti e nis vitin 2025 me gol në Championship

Skuadra e Bristol Cityt ka shënuar gol ndaj Plymouthit në ndeshjen e javës së 25-të në Championship.
Golin për 0:1 e shënoi futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Anis Mehmeti.
Mehmeti shënoi gol në minutën e 32’të pas një asisti nga bashkëlojtari i tij, Wells.
Ky ishte goli i nëntë për Anis Mehmetin këtë sezon në Championship të Anglisë.