Cavani: Do ta mbyll karrierën te Boca Juniors

Fundi i karrierës po afrohet për Edinson Cavanin.
Ish-sulmuesi i Paris Saint-Germanit, Napolit dhe Manchester Unitedit ka njoftuar se shpejt do t’i vendosë këpucët në gozhdë, ndërsa ka siguruar se Boca Juniors do të jetë klubi i tij i fundit në karrierë.
“E kam thënë tashmë se do ta mbyll karrierën në Boca dhe mendoj se do ta respektoj këtë dëshirë”, deklaroi uruguaiani në një intervistë për “Diario Olle.
Kontrata e “El Matador” me klubin argjentinas do të skadojë më 31 dhjetor të vitit 2026, ndërsa atë e kishte vazhduar në muajin tetor për një vit.
“Duhet të përgatitemi mirë për vitin 2025”, shtoi ish-futbollisti i Palermos, i cili që tashti po mendon për objektivat e radhës.
Në shënjestër të tij është Botërori i Klubeve, ku në fazën e grupeve skuadra nga Buenos Aires do të përballet me Bayern Munichun, Aucklandin e Benfican.