August 2026
M T W T F S S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31  
August 22, 2026

Ademi viziton Mitrovicën: FFK-ja do të vazhdojë mbështetjen e pakursyer për çdo projekt zhvillimor dhe infrastrukturor

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi në kuadër të takimeve të fundvitit, të dielën ka vizituar Mitrovicën.

Numri një i futbollit tonë përmes llogarisë së tij në Facebook, ka bërë më dije se në Mitrovicë ka takuar përfaqësuesit e klubeve dhe anëtarët e Lidhjes Rajonale të kësaj komunë.

Postimi i plotë:

Në vazhdën e takimeve të fundvitit, sot e nisa ditën në Regjionin e Mitrovicës. Me kënaqësi të madhe takova përfaqësuesit e klubeve dhe anëtarët e Lidhjes Rajonale të Futbollit të Mitrovicës. Diskutuam për sukseset e arritura dhe sfidat që na presin në të ardhmen. FFK-ja do të vazhdojë mbështetjen e pakursyer për çdo projekt zhvillimor dhe infrastrukturor, duke qëndruar pranë klubeve dhe komunitetit të futbollit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *