Ligue 1 i kundërpërgjigjet Ronaldos rreth komenteve të tij

Cristiano Ronaldo ka marrë vëmendje të madhe pasi ka thënë që Saudi Pro League është më e mirë se Ligue 1.
Arsyeja e tij ishte se Ligue 1 nuk është kompetitive, ku vetëm PSG është skuadra që fiton titullin, dhe ceku po ashtu kushtet e nxehta atmosferike që përballon “CR7” në Arabi Saudite.
Për këto komente Ronaldos, iu kundërpërgjigj faqja e Ligue 1 në gjuhën spanjolle ku postuan një foto të Messit me Kupën e Botës, me mbishkrimin “Leo Messi duke luajtur në 38 gradë”, duke iu referuar Botërorit të 2022-tës që u mbajt në Katar.
Fotoja e postuar është bërë virale duke arritur vlerën e 4 milionë shikimeve në platformën “X”.