Pas golit të shënuar, Meriton Korenica bën edhe asistin vendimtar për Clujin

Skuadra e Cluj ka shënuar fitore 3:2 ndaj Otelul në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në elitën e futbollit rumun.
Njeriu i ndeshjes padyshim ishte futbollisti i Kosovës, Meriton Korenica.
Korenica fillimisht shënoi për 1:0 në minutën e 21’të dhe më pas bëri një asist te bashkëlojtari i tij në minutën e 83’të.
Golin e fitores pas një asisti nga Korenica e shënoi Nkololo në minutat e fundit të takimit.
Kujtojmë që Korenica ka shënuar tri gola këtë sezon në Rumani me fanellën e Clujit.