Feronikeli ’74 po zgjohet nga ”gjumi”, shënon fitore edhe ndaj Prishtinës

Feronikeli ’74 ka vazhduar me rezultatet pozitive.

Skuadra nga Drenasi, sot e mposhti Prishtinën me rezultat 1-0, duke shkuar në katër ndeshje radhazi pa humbje.

Golin e fitores e shënoi Nikolaos Ioannidis në minutën e 22-të.

Me këtë fitore, Feronikeli ’74 shkon në kuotën e 10 pikëve edhe pse renditet e fundit në tabelë.

Në anën tjetër, Prishtina ka 26 pikë dhe renditet në vendin e katërt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *