Erdhi me shumë bujë tek Unitedi, mirëpo sulmuesi pritet të largohet në janar

Erdhi si blerje e bujshme te “djajtë e kuq”, por tani pritet të largohet më shpejt se që ishte menduar.

Bëhet fjalë për Joshua Zirkzeen, i cili erdhi në verë nga Bologna por holandezi nuk po arrin të tregojë formën e lartë që tregoi sezonin e kaluar.

Siç raporton “Calciomercato”, për holandezin kanë shprehur interesim skuadra nga Serie A, ku po e monitorojnë situatën e tij në Angli.

Zirkzee, gjatë këtij sezoni ka bërë 17 paraqitje dhe ka shënuar vetëm 1 gol.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *