Drenica fiton derbin ndaj Vëllaznimit, bëhet lider i Ligës së Parë

Drenica e ka fituar derbin e javës së 11-të ndaj Vëllaznimit dhe ka marr pozitën e Liderit në Ligën e Parë – Grupi A.

Kuqezinjtë para tifozëve vendas në stadiumin ”Bajram Aliu”, shënuan fitore me rezultat 2-0.

Shpresim Zogu i dha epërsinë Drenicës në minutën e 2-të. Me rezultat 1-0 u mbyll edhe pjesa e parë.

Golin e fitores e shënoi Kreshnik Uka në minutën e 87-të.

Me këtë fitore, Drenica merr kreun e tabelës me 25 pikë, tre më shumë se Vëllaznimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *