April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 15, 2026

E konfirmon van Dijk: “Bisedimet janë duke vazhduar me njerëzit e duhur për të diskutuar kontratën time të re me Liverpoolin”

Qendërmbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk duket se është afër nënshkrimit të kontratës së re me “The Reds”. Madje këtë gjë e konfirmoi edhe vetë holandezi:

“Bisedimet janë duke vazhduar me njerëzit e duhur për të diskutuar kontratën time të re në Liverpool”. Kur të jetë koha për të marrë një vendim, ju djema (media) do ta dini gjithashtu”.

Por tani angazhimi dhe fokusi im i plotë është te Liverpool, për të qenë i suksesshëm këtë sezon”. – thotë van Dijk. 

Holandezi, është pjesë e Liverpoolit që nga janari i vitit 2018, duke bërë 280 paraqitje dhe ka fituar Ligën e Kampionëve, Premier League, Kupën e botës për Klube dhe dy herë EFL Cup. van Dijk, po ashtu është shpallur Lojtari më i mirë në Evropë për vitin 2019.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *