Mirlind Daku realizon gol për Rubin Kazanin në Rusi

Skuadra e Rubin Kazanit ka shënuar golin e dytë ndaj Akhmat Grozny në javën e 11-të në Premier Leaguen e Rusisë.
Golin për 2:0 e shënoi sulmuesi shqiptar, Mirlind Daku.
Daku shënoi gol me kokë në minutat e fundit të ndeshjes pas një asisti nga Kabutov.
Ky ishte goli i gjashtë i Mirlind Dakut në Rusi gjatë këtij sezoni me fanellën e Rubin Kazanit.