April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 15, 2026

Ronaldo për Yamal: Ai është i veçantë, do të jetë një nga më të mirët në këtë brez të ri

Cristiano Ronaldo ka folur për talentin e Barcelonës, Lamine Yamal.

Sulmuesi portugez ka thënë se Yamal është i veçantë dhe se do të jetë një nga futbollistët më të mirë në këtë brez të ri.

“Shoh shumë talent në Lamine Yamal, ai është i veçantë dhe i mirë.

Shpresoj që ai të mos ketë ndonjë problem në të ardhmen dhe mendoj se do të jetë një nga më të mirët në këtë brez të ri.”, ka thënë Ronaldo.

Yamal e ka nisur për mrekulli sezonin e ri, ku nga pesë ndeshje, ka shënuar tre gola dhe ka bërë katër asistime.

17-vjeçari e ka dëshmuar vetën edhe në Kampionatin Evropian, ku ishte një nga futbollistët më meritor që Spanja u shpall kampion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *