July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Kapitullim pa kushte i kampionëve në fuqi, Granit Xhaka udhëheq Zvicrën drejt çerekfinaleve

1 min read

Çfarë zhgënjimi Italia! Përfaqësuesja e kaltër, kampione në fuqi e Europës, dorëzohet pa kushte përballë Zvicrës në duelin e parë të fazës së 1/8-ave.Helvetët, të udhëhequr nga një lider i padiskutueshëm si Granit Xhaka, fituan pastër 2-0 dhe ç’është më e rëndësishmja me dominim në lojë, pa e vënë në diskutim në asnjë moment suksesin.Realizoi në pjesën e parë Freuler, që e gjeti të përgjumur mbrojtjen italiane, ndërsa “hesapet” i mbylli Vargas, me një gol të mrekullueshëm brenda zonës, duke mos i dhënë asnjë shans Donnarummas.Italia bëri shumë pak për të përmbysur shifrat, madje u duk e dorëzuar kur duheshin shumë minuta që të mbyllej ndeshje.

Fitorja me Shqipërinë është e vetmja “notë” pozitive që mund t’i vihet ekipit të Spallettit, shumë pak për një ekip që pretendonte të ruante fronin e kampionit. Në çerekfinale Zvicra do të përballet me fituesen e çiftit Angli-Sllovaki.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *