July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Ndërroi jetë futbollisti i ri gjakovar, kreu i FFK-së ngushëllon familjen Bordoniqi

2 min read

Ka ndërruar jetë në moshë të re futbollisti 17-vjeçar i Vëllaznimit, Lumi Bordoniqi. Ai vuante nga sëmundja e rëndë tash e një vit. Përkundër ndihmës së madhe financiare nga qytetarët dhe trajtimit prej një viti në spitalet e Turqisë, Lumi mbrëmjen e djeshme mbylli sytë përgjithmonë në lule të rinisë. Lajmi për vdekjen e tij të hershme ka prekur të gjithë.

E telegram ngushëllimi për familjen Bordoniqi dhe klubet Gjakova dhe Vëllaznimi, në të cilat luajti Lumi, ka dërguar presidenti i FFK-së, Agim Ademi.

Telegrami i plotë:

E nderuar Familje Bordoniqi!

Të nderuar drejtues dhe staf i KF Gjakova dhe KF Vëllaznimi!

Me pikëllim të madh e morëm lajmin për vdekjen e më të dashurit tuaj, futbollistit të KF Gjakova e KF Vëllaznimi, Lumi Bordoniqi, andaj në emrin tim, të KE të FFK-së dhe tërë komunitetit të futbollit ju dërgoj ngushëllimet më të sinqerta.Në raste të tilla fjalët janë të pakta e të pamjaftueshme për të shprehur dhimbjen tonë për humbjen e një djaloshi të ri dhe të talentuar si Lumi.

Sfida me sëmundjen e largoi nga fusha e gjelbër, por shpresa që ai t’i kthehej jetës normale dhe pasionit të tij – futbollit – ishte e madhe, prandaj ikja e tij e hershme nga kjo botë preku zemrat e gjithsecilit në komunitetin e futbollit.Lumin të gjithë e kujtojmë si një djalë të talentuar dhe me vlera të mëdha.Në këto momente të vështira jemi pranë jush, me shpresë që kujtimet e bukura dhe sukseset e tij do t’ju japin forcë për ta përballuar këtë dhimbje të madhe.I përjetshëm qoftë kujtimi për Lumin!

Me respekt,Agim Ademi, president i FFK-së

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *